Londër, 4 nëntor – Tetë fëmijë u lënduan në pjesën jugore të Anglisë kur u rrëzua një tobogan gjatë festimit të “Natës së fishekzjarreve”. Icidenti ndodhi në Uoking, 40 kilometra në jugperëndim të Londrës ku mijëra njerëz u grumbulluan që të shikojnë fishekzjarrët.
Dëshmitarët okularë thonë se rreth 40 fëmijë kanë luajtur në tobogan, i cili ka qenë i lartë rreth nëntë metra. Gardijan shkruan se spektakli i fishekzjarreve është anuluar dhe u evakuuan 12.000 persona për tu hapur vendi për uljen e helikopterit të ndihmës së shpejtë. Fëmijët e lënduar janë çuar në spital me “lëndime të rënda potencile”.