Britania e Madhe shpallë organizatën Hezbollah si grup terrorist

Londër, 17 janar – Ministria britanike e Financave kumtoi sot se është duke e caktuar të gjithë organizatën Hezbollah si grup terrorist në pajtim me rregullat e saj për terrorizëm dhe financimin e terrorizmit dhe se prona e grupit do të ngrihet, transmeton gazeta KOHA.

Paraprakisht, vetëm me krahun ushtarak të Hezbollahut ka mundur të ngrihet prona sipas rregullave të Qeverisë së Britanisë së Madhe.

Hezbollahu është grup i armatosur të cilin SHBA-ja e karakterizoi si organizatë terroriste të themeluar në vitin 1982 nga Garda revolucionare iraniane dhe është pjesë e rëndësishme e aleancës rajonale nën udhëheqjen e Teheranit të njohur si “Boshti i rezistencës”.(koha.mk)