Strasburg, 12 dhjetor – Pas votimit në Parlamentin Evropian sot është miratuar buxheti i Bashkimit Evropian për vitin 2019.
Gjithsej janë paraparë 148,2 miliardë euro shpenzime dhe 165,8 miliardë euro për “arritje”, gjegjësisht programe të cilat mund të zgjasin më shumë se një vjet. Ndërsa, 1,3 miliardë euro janë planifikuar dhe lënë anash për “situata të paparashikueshme”.
Nga fundi i nëntorit KE ishte i detyruar të prezantojë draft buxhet të ri pasi dështuan negociatat midis PE dhe vendeve anëtare.
Me buxhetin e ri për njëmbëdhjetë për qind janë rritur mjetet kushtuar hulumtimit në krahasim me vitin 2018. 240 milionë euro shtesë janë paraparë për programin Erazmus. Derisa, 1,1 miliardë janë paraparë për menaxhimin me migrimin që paraqet rritje për 65 për qind në krahasim me buxhetin për vitin 2018.
Mbretëria e Bashkuar ka pranuar të kontribuojë për buxhetin e vitit 2019 edhe krahas Bregzitit.