Londër, 8 prill – Britania e Madhe nuk është afër heqjes së ndalesave të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi kulmi i epidemisë pritet të arrijë për dy javë, deklaroi prefekti i Londrës, Sadik Kan.
Kur kryeministri Boris Xhonson njoftoi për ndalesat më 23 mars, ai tha se ato do të konsiderohen pas tre javësh.
Në pyetjen nga radio Bi-Bi-Si nëse karantina do të hiqet të hënën, Kan tha: “Mendoj se nuk kemi qenë edhe afër heqjes së karantinës”.
“Konsiderojmë se kulmi, që është pjesa më e keqe, me siguri do të jetë brenda një jave e gjysmë”, shtoi Kan.