Britania e Madhe mund të kërkojë vazhdim të afatit për braktisje të Bashkimit Evropian pas datës 29 mars, por ajo nuk është e pavërejtur, deklaroi sot kryeministri irlandez Leo Varadkar.
“Mendoj se nuk është e pavërejtur, por gjithsesi është e mundur. Nëse vjen deri te anulimi, duhet të jetë me qëllim që të sigurohet dhe ratifikohet marrëveshja”, tha Varadkar.
Kryeministri irlandez theksoi se askush nuk dëshiron kjo ngecje të zgjasë me muaj.
Njëra nga çështjet kryesore kontestuese në negociatat mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për Bregzit është kufiri mes Republikës së Irlandës dhe krahinës britanike Irlanda Veriore.