Londër, 8 prill 2020 (MIA) – Britania e Madhe për një 24 orësh shënoi numër rekord të viktimave 938 raste të vdekjes nga koronavirusi, me çka numri i tërësishëm i të vdekurve në vend tejkaloi 7.000 persona.
“Deri tani rastet e vdekjes në vend arrijnë 7.097, shkruajti në Tuiter Ministria britanike e Shëndetësisë.
Njëkohësisht, gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik Boris Xhonson po “përmirësohet”, por ai mbetet në kujdes intensiv”, theksoi ministri i Financave Rishi Sunak.
Paraprakisht zëdhënësi i Xhonsonit deklaroi se kryeministri britanik “reagon mirë me shërimin dhe është në gjendje stabile”, prejse kaloi tre netë në spitalin londinez “Sent Tomas”.