Londër, 31 korrik – Britania e Madhe bën të ditue se ka arritur shitje rekorde të armëve në vitin 2018 e cikla ka qenë më e mira lidhur me eksportin britanik të armëve.
Në raportin e publikuar sot, Ministria për tregti ndërkombëtare të Britanisë së Madhe ka njoftuar se porositë për armë në vitin 2018 kanë arrit shumën prej 14 milardë funte (rreth 17 miliardë dollarë), nëntë milardë më shumë se viti 2017.
Në raportin ceket se ka rritje të shitjes së avionëve Tajfun të Katarit dhe kompetentave të avionëve F- 35 të SHBA-së. Marrëveshja për dorëzimin e 24 avionëve Tajfun të Katarit e finalizuar në shtator është në vlerë prej pesë milionë funte.
Sipas raportit, Britania e Madhe është eksportuesi i dytë më i madh në botë pas SHBA-së. Pjesëmarrja amerikane në tregtinë botërore me armë arrin 40, ndërsa ajo britanike 19 për qind.
Rusia e cila është eksportuesi i tretë i armëve ka 14 për qind pjesëmarrje në treg, ndërsa e katërta është Franca me nëntë për qind.(koha.mk)