Mançester, 3 tetor – Ministri britanik për Bregzitin, Dejvid Dejvis deklaroi sot se Britania e Madhe dëshiron të arrijë marrëveshje me Bashkimin Evropian, por edhe se është e gatshme të largohet pa atë. Në konferencën vjetore të Partisë qeveritare Konservatore, Dejvis theksoi se Qeveria britanike nuk dëshiron bisedime të pasuksesshme, por megjithatë përgatiti plan rezervë që të mos befasohet nga çfarëdo qoftë zhvillimi të ngjarjeve. “Në bisedime qëllimi ynë është që të arrijmë marrëveshje të mirë. Dhe pikërisht një marrëveshje të tillë presim ta arrijmë. Nëse rezultati nga bisedimet megjithatë nuk është marrëveshja, për të cilën ka nevojë Britania e Madhe, atëherë ne jemi të gatshëm për alternativë”, theksoi Dejvis. Sipas tij, kjo do të bënte një Qeveri të përgjegjshme, ndërsa gjithçka tjetër do të ishte gabim. Dejvis theksoi se Britania e Madhe është afër marrëveshjes në lidhje me të drejtat e qytetarëve të Unionit – një nga çështjet bazë, që janë kontraktuar për fazën e parë të bisedimeve.