Londër, 6 tetor – Britania e Madhe gjatë marsit të vitit 2019 do të hapë bazë ushtarake trajnuese në Oman, si pjesë e orvatjeve të saj për përforcim të raporteve me aleatët në rajonin e Gadishullit Persian, paralajmëroi ministri britanik i Mbrojtjes Gevin Uiliams.
“Raportet tona me Omanin bazohen në bashkëpunim shekullor, ndërsa tani i përforcojmë për vitet e ardhshme, me hapje të kësaj baze të re”, deklaroi Uiliamson, i cili qëndron për vizitë në Oman.
Kjo do të jetë baza e dytë ushtarake në rajon, pasi që paraprakisht Britania e Madhe hapi bazë edhe në Bahrein, në kohën e tensioneve të rritura dhe mospajtimeve në Gadishullin Persian.