Britania e Madhe dhe BE ende shpresojnë se deri në mesin e tetorit do të arrijnë marrëveshje për transitim të papenguar të Bregzitit në mars të vitit të ardhshëm. Këtë e deklaroi sot negociatori kryesor britanik, Dominik Rab.
Ai këtë e deklaroi në Bruksel ku është takuar me kolegun e tij të BE-së Mishel Barnie. Që të dy njoftuan se është arritur përparim në disa tema, përfshirë edhe këmbimin e informacioneve mes organeve të gjyqësisë, por secili prej tyre pranoi se problemet më të mëdha mbeten të pazgjidhura. Nëse deri në mesin e tetorit arrihet marrëveshje, ajo do të përputhej me takimin e ardhshëm të kreut të BE-së në 18 tetor.
Rab megjithatë ka refuzuar të prognozojë gjasat për një sukses së tillë. Barnie ka qenë më i vëmendshëm, duke thënë se dy palët duhet të arrijnë marrëveshje deri në nëntor, që të mund ajo të hyjë në fuqi deri në 29 mars vitin e ardhshëm kur është paraparë Britania e Madhe ta braktis BE-në. Ajo mund të kërkojë Samit të jashtëzakonshëm në nivel të lartë.