Londër, 2 tetor – Britania e Madhe e dërgoi propozimin e tij për Bregzit deri te liderët e Bashkimit Evropian, ndërsa kryeministri Boris Xhonson bëri thirrje për negociata të shpejta për arritjen e zgjidhjes. Propozimi është i fokusuar në mbajtjen kufijve të hapur mes Irlandës Veriore dhe shteteve- anëtarë të BE-së, pika kryesore e Marrëveshjes së Bregzitit.
Xhonson në letrën deri te kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker, shkroi se Britania e Madhe, propozon që të arrihet një përafrim mes Irlandës së Veriut dhe rregullave të BE-së, për tregti me mallra, eventualisht për një afat më të gjatë.
Ai theksoi se mossuksesi i arritjes së një marrëveshje do të jetë dështim për të cilën do të jenë përgjegjës të gjithë.
Britania e Madhe, poashtu propozoi krijimin e një zone rregullatore në ishullin irlandez, i cili do t’i mbulojë të gjitha mallrat dhe obligimet për mënjanimin e kontrolleve kufitare.
Para përfundimit të periudhës kalimtare pas Bregzitit, në dhjetor të vitit 2020, Parlamenti i Irlandës Veriore dhe pushteti ekzekutiv duhet të pajtohet me këtë marrëveshje, si dhe pas çdo katër viteve, thuhet në dokument.
Irlanda Veriore do të mbetet pjesë e territorit doganor të Britanisë së Madhe, por për mënjanimin e kontrolleve doganore, do të vendosen sistem deklarativ me një proces më të thjeshtë të tregtarët e vogël. Një propozim i tillë i marrëveshjes duhet të pranohet nga të dyja palët.