Britania do të vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së edhe pas Brekzitit, që të sigurojë “marrëveshje transituese tregtare” me Brukselin, me të cilin vendit do t’i mundësohet qasje në tregun e përbashkët të Unionit, zbulon gazeta “Dejli Telegraf”, duke iu referuar një burimi anonim në Uajthol (seli e administratës qeveritare britanike).
Sipas këtij burimi, Britania do të paguajë nga tetë miliardë funta ose rreth dhjetë miliardë euro, në dy vitet e para pas Bregzitit, deri në vitin 2020. Tani për tani nuk ka sqarim nëse kjo shumë do të transformohet në para që Britania duhet t’ia paguaj Unionit për tërheqjen e saj, ose megjithatë bëhet fjalë për pagesë në kohën deri te marrëveshja përfundimtare me Britaninë, para se të fillojnë negociatat për marrëveshjen për tregti të lirë.
Nga Brukseli theksohet shumë edhe deri 50 miliardë, si obligim britanik që del nga Bregziti, por në Londër shumat e tilla i hodhën poshtë si të “paarsyeshme”, ndërkaq kryeministrja Tereza Mej flet për “shumë korrekte” e cila do të ishte e pranueshme për të dy palët. Obligimet dalin nga projektet e shumta me “shuma të mëdha të parave evropiane”, që i kanë shfrytëzuar dhe i shfrytëzon Britania, si dhe për fondin pensional për të gjithë britanikët të cilët në 43 vitet e fundit, prej se vendi është anëtar i BE, kanë punuar, ndërsa edhe tani punojnë në institucionet evropiane. Mediat londineze tashmë kanë bërë të ditur se pas Bregzitit, kompanitë britanike të cilat atëherë nuk do t’i përkasin vendit anëtar, do të përjashtohen nga kontratat e vlefshme miliarda euro, që do t’i financojë dhe mbështet BE-ja.