Një shtetas shqiptar i kapur me 30 qese kokaine të futura në çorapë është dënuar të hënën me 32 muaj burg në Britaninë e Madhe. Media britanike raporton se 23-vjeçari, Admir Palushi, u arrestua më 16 Dhjetor teksa po ngiste një makinë Audi A6 në lindje të Londrës. Atij iu gjetën 30 qese kokainë e fshehur në dy çorapë dhe një sasi e madhe parash. Megjithëse fillimisht i tha policisë se ishte grek dhe u tregoi patentën false për të vërtetuar atë që thoshte, më vonë ai pranoi se ishte shqiptar. Kur u pyet nga policia, Palushi iu përgjigj me “No Koment” të gjitha pyetjeve dhe tha se nuk mbante mend ku jetonte. Të hënën ai u dënua me 32 muaj burg nga një gjykatë në Londër për posedim droge të klasit A, qëllimit për tregtimin e saj dhe për mbajtjen e dokumenteve false të identifikimit.