Britani, anëtarësia e deputetit në parti pezullohet për shkak të fyerjes

Në njoftimin e publikuar nga Partia Laburiste në Britaninë e Madhe, njoftohet se anëtarësie e O'Mara në parti është pezulluar për shkak të pretendimeve se ka bërë sulm verbal ndaj një grua

16

Londër – Deputetit të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Jared O’Mara, i është pezulluar anëtarësia në parti me arsye se ka fyer një grua, transmeton Anadolu Agency. Në njoftimin e publikuar nga partia, njoftohet se anëtarësie e O’Mara në parti është pezulluar për shkak të pretendimeve se ka bërë sulm verbal ndaj një grua. Ndërkohë ministri i Financave në hije i Partisë Laburiste, John Macdonnell, në deklaratën e tij në lidhje me vendimin tha se “Në ditët në vijim Partia Laburiste do të bëjë një hetim të plotë në lidhje me rastin dhe si rezultat i kësaj do të jepet vendimi përfundimtar në lidhje me të ardhmen e O’Mara”. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në qershor, O’Mara i cili ishte zgjidhur si deputet i rajonit Sheffield Hallam, ishte pretenduar se e ka fyer një grua e quajtur Sophie Evans. Ndërsa O’Mara refuzon akuzat. Deputeti ishte kritikuar nga partia dhe qarqet politike, pasi që disa ditë më parë kishte dalë në pah se në vitet 2002 dhe 2004 ka bërë postime seksiste dhe homofobike. Deputeti britanik pas kësaj duke kërkuar falje kishte dhënë dorëheqje nga Komisioni për Gratë dhe Barazinë. Hetimi në lidhje me postimet e O’Mara në internet ende po vazhdon.

Comments are closed.