BRISHTËSIA E GLOBALE, Maqedonia në zonën neutrale  

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 30 tetor – Maqedonia renditet në vendin e 112-të në botë nga 178 shtete lidhur me brishtësinë e shteteve. Ajo, së bashku me Shqipërinë në vendin e 124 dhe Qipron në vendin e 121, gjendet në grupin e shteteve të rajonit me shenjë paralajmërimi, shkruan gazeta KOHA. Maqedonia, sipas studimit të vitit 2017 të Fondit për paqe mbi brishtësinë e shteteve, bën pjesë në grupin e pestë të shteteve, sipas treguesve të ndryshëm të brishtësisë, duke qëndruar në një zonë “neutrale”, larg listës së shteteve në rrezik të lartë apo atyre me brishtësi të ulët.

Si shtet shumë i qëndrueshëm, i pari në listë renditet Finlanda. Në grupin e dytë bëjnë pjesë 14 shtete të qëndrueshme si ato skandinave , Zvicra, Gjermania etj. Në grupin e shteteve shumë stabile bëjnë pjesë Belgjika, Sllovenia, Franca, Britania e Madhe etj. Në grupin e shteteve më të qëndrueshme bëjnë pjesë Çekia, Polonia, Italia etj. Në grupin e shteteve stabile apo të qëndrueshme, bëjnë pjesë Kroacia, Rumania, Hungaria etj. Më keq i kanë punët pesë grupe të tjera të shteteve që kanë probleme të ndryshme shoqërore dhe ekonomike. Shtetet renditen sipas brishtësisë së tyre në shtete që gjenden në zonën e alarmit shumë të lartë, të alarmit të lartë, zonën e alarmit, zonën e paralajmërimit shumë të lartë, zonën e paralajmërimit të lartë, zonën e paralajmërimit ku renditet edhe Maqedonia, zonën e stabilitetit më të vogël, zonën e stabilitetit, zonën e stabilitetit të lartë, zonën e gjendjes së qëndrueshme dhe zonës e qëndrueshmërisë së lartë. Shtetet me indeks më të mirë të brishtësisë, kanë edhe vlerësimet më të ulëta lidhur me tregues të ndryshëm. Nëse një tregues është më i lartë, atëherë edhe shteti merr nota më të ulëta në renditjen rajonale dhe globale të brishtësisë. Nga ana tjetër, nota më pozitive janë marrë për furnizimin e popullatës me rrymë, ujë, të drejtat e njeriut, sistemin shëndetësor etj  Maqedonia ka marrë vlerësimet më të ulëta lidhur me përçarjen e elitave, ndarjet e ndryshme në shoqëri, ndërhyrjes së jashtme, treguesit ekonomik dhe zhvillimin jo të barabartë rajonal. Nota më të lartë prej 7.3 ka marrë për përçarjen e elitave, fragmentimin e shtetit, institucioneve përgjatë etnisë, klaneve apo linjave fetare. Maqedonia lidhur me ndarjen mes grupeve të ndryshme në shoqëri, ka marrë notën 6.9. Kjo ka të bëjë veçanërisht me ndarjet e bazuara në atë shoqërore apo politike, si dhe roli i tyre në qasje në shërbime ose burime dhe përfshirjen në procesin politik. Ndërhyrja e jashtme si treguesi që konsideron ndikimin e aktorëve të jashtëm në funksionimin, veçanërisht të sigurisë dhe ekonomisë të një shteti ka marrë notën 6.0. Indikatorët ekonomik kanë fituar notën 5.8. Pra, vlerësim mesatar për të ardhurat, prodhimin e brendshëm kombëtar, normat e papunësisë, inflacionin, produktivitetit, borxhin, nivelet e varfërisë ose dështimet e biznesit. Legjitimiteti shtetëror si treguesi që konsideron përfaqësimin e qeverisjen e hapur dhe marrëdhëniet e saj me qytetar e saj ka marrë notën 5.8. Maqedonia lidhur me indikatorët e sigurisë së shtetit ka marrë vlerësimin 5.6. Notën prej 5.2 e ka marrë lidhur me pabarazinë brenda ekonomisë, pabarazinë strukturore në të cilën bazohet grupi apo jobarazinë racore, etnike, fetare, ose grup tjetër identiteti ose jobarazinë lidhur me arsimin apo gjendjen ekonomike të rajoneve. Ikja e trurit jashtë shtetit dhe pasojat që mund të ketë në zhvillimin e shtetit, ka fituar notën 5.2. Nga ana tjetër, nota më pozitive janë marrë për furnizimin e popullatës me rrymë, ujë, të drejtat e njeriut, sistemin shëndetësor etj. Shërbimet publike si tregues që i referohet pranisë së shtetit lidhur me sigurimin e shërbimeve esenciale, si shëndeti, arsimi, uji dhe kanalizimi, infrastruktura e transportit, energjia elektrike, lidhja e internetit, kanë fituar notën 3.9. Të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit ka fituar notën 3.8. Presionet demografike lidhur me furnizimin me ushqim, akses në ujë të sigurt dhe në jetëgjatësi, parandalimi i sëmundjeve dhe epidemive, plakja e popullatës, ka notën 3.3. Në ndërkohë, Fondi për Paqe është një organizatë e pavarur dhe jo fitimprurëse që punon për të parandaluar konfliktet e dhunshme dhe për të promovuar siguri të qëndrueshme. Si i tillë, ai në 12 vitet e kaluara po përgatit listën e shteteve në bazë të brishtësisë së tyre të bazuar në përllogaritjen e 12 faktorëve ekonomik, politik dhe social. Më dobët të renditur në luftë apo të fundit janë shtetet që, për fat të keq, janë të goditur nga lufta me intensitet më të ulët apo më të lartë, si Siria, Sudani, Jemeni, Sudani Jugor, Somalia dhe Republika Qendrore Afrikane.

Nga shtetet e rajonit, shkruan KOHA, Serbia renditet e 107-ta në listë. Bosnja dhe Hercegovina mbetet më e brishta e rajonit, e cila renditet e 93, ndërsa Mali i Zi i renditet i 130-ti. Indeksi i shteteve të brishta, i përpiluar nga Fondi për Paqe, nxjerr përfundime duke u bazuar në disa tregues, si presionet demografike, zhvillimi ekonomik, tensione dhe dhunë, të drejtat e njeriut, varfëria, forcimi i shtetit, shërbimet publike dhe funksionimi i ligjit. Indeksi i shteteve të brishtë (FSI) është një renditje vjetore prej 178 vendet e bazuara në presionet e ndryshme, me të cilat ndikojnë në nivelet e tyre të brishtësisë. Indeksi është i bazuar në sistemin e vlerësimit të konfliktit të pronësisë për paqen. Analizohen edhe dokumente të ndryshme për çdo vend si dhe treguesit kyç politik, social dhe ekonomik dhe mbi 100 nën-treguesit që janë rezultat i analizës.

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.