Shkup, 6 tetor – Në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, 25.2 për qind e qytetarëve në nivel republikan do t’ia japin votën LSDM-së, 20.6 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 6.1 për qind do të votojnë për BDI-në, 5.1 për qind për Aleancën për Shqiptarët, 4 për Lëvizjen BESA dhe 2 për qind për PDSH-në, tregojnë rezultatet nga Barometri politik i BRIMA-s për parandalimin për votimin për kandidatët e partive politike për kryetar komunash në zgjedhjet lokale, të zbatuar si pjesë e hulumtimit të rregullt tremujor. Në sondazhin në terren të bërë në periudhën nga data 6 deri më 14 shtator të këtij viti, 29.7 për qind e të anketuarve për kryetar komune të Qytetit të Shkupit do të mbështesin kandidatin e LSDM-së, 26.5 për qind atë të VMRO-DPMNE-së, 6.4 për qind BESA, 6.3 për qind BDI, 1.8 për qind Aleanca për Shqiptarët dhe 1.1 për qind të PDSH-së. Në nivel të Maqedonisë, një opsion tjetër do të mbështet 3.2 për qind e të anketuarve, nuk do të votojnë 17.7, ndërsa kanë refuzuar të japin përgjigje ose janë të papërcaktuar 16 për qind. Sondazhi është zbatuar ndaj shembullit përfaqësues prej 1205 qytetarë të rritur në nivel republikan me margjinë të gabimit +/- 2.8 për qind dhe 303 të anketuar për Shkupin me margjinë të gabimit +/- 5.6 për qind në periudhën kur ende nuk ishin kumtuar kandidatët për kryetar të komunave. Lëndë e analizave janë përgjigjet e pyetjes – Nëse zgjedhjet lokale mbahen sot, për kandidatin e cilës parti do të votoni për kryetar të komunës tuaj, gjegjësisht për kryetar të Qytetit të Shkupit. Nga BRIMA theksojnë se rezultatet nga hulumtimi mundësojnë të formohet pasqyrë e përgjithshme për gatishmërinë e votuesve për të votuar për kandidat për kryetar komune të partisë së caktuar në periudhën kur është zbatuar hulumtimi.