“Vaji së shpejtë do të gjendet edhe në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës si konsumues të mëdhenj të vajit të prodhuar nga luledielli, sidomos tani kur kemi vendosjen e taksave të larta për prodhimet serbe në Kosovë, që do të thotë se prodhimet nga Maqedonia i kanë dyert e hapura për shumë brende të njohura, përfshirë këtu edhe vajin ‘Brilijant’”, thotë Naumovski
Zejnulla VESELI
Shkup, 17 dhjetor – Pas punës së suksesshme disavjeçare në tregun e Maqedonisë, “Viaminka” nga Prilepi, në 6 muajt e parë të këtij ka arritur sukses të madh në kthimin në tryezat e amvisërive vajin prodhuar nga luledielli “Brilijant”. Drejtori i përgjithshëm i fabrikës për prodhimin vajit “Birlijant” shprehet se vetëm për një kohë të shkurtër të fillimit të fabrikës së vajit në Shtip, kanë arritur ta kthejnë vajin si brend të njohur jo vetën në Maqedoni, por edhe në vendet e rajonit, shkruan gazeta KOHA.
“Shpresojmë se përveç prezencës së vajit ‘Brilijant’ në raftet e gjitha shitoreve në Maqedoni, vaji së shpejtë do të gjendet edhe në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës si konsumues të mëdhenj të vajit të prodhuar nga luledielli, sidomos tani kur kemi vendosjen e taksave të larta për prodhimet serbe në Kosovë, që do të thotë se prodhimet nga Maqedonia i kanë dyert e hapura për shumë brende të njohura, përfshirë këtu edhe vajin ‘Brilijant’”, thotë drejtori Sasho Naumovski. Ai gjithashtu paralajmëroi se shumë bujq individual në Maqedoni do të fillojnë në arat e tyre të kultivojnë më shumë luledielli, sepse në bashkëpunim me fabrikën e vajit “Bllagoja Gjorev” dhe “Brilijant” nga Shtipi, do të grumbullohen të gjitha sasitë që do të prodhohen nga bujqit individual.
“‘Brilijant’ prodhohet me proces të lartë teknologji dhe standarde të larta për cilësi nga lënda e parë e deri të prodhimi final. Fabrika për momentin punon me kapacitet prej 40 për qind, ndërsa synimi ynë është në të ardhmen të arrijmë në nivelin optimal të kapaciteteve prodhuese prej 60 deri më 70 për qind”, tha Numovski. Kapaciteti prodhues në ditë, Naumovski thotë së është 150 ton, ndërsa për momentin prodhohen 100 ton në ditë. Fabrika për prodhimin e vajit prej lulediellit punon më lëndën e parë që importohet nga Bullgaria dhe Serbia, po bëhen përpjekje që së bashku me fabrikën “Bllagoj Gjorev” të nxitet kultivimi i lulediellit si prodhimin vendor.
“Të dyja fabrikat për prodhimin e vajit do të blinin lulediellin, ndërsa Qeveria duhet të ndajë subvencione më të larta për bujqit që dëshirojnë arat e tyre t’i mbjellin me luledielli”, thotë drejtor i përgjithshëm i fabrikës për prodhimin e vajit “Brilijant”. Prodhimi i vajit të lulediellit në fabrikë është në tërësi i automatizuar dhe mbikëqyret nga 70 punonjës. Fabrika ka laborator të sajin për kontrollimin e cilësisë, ndërsa për prodhimtarinë – shfrytëzohet gazi si energensë. (koha.mk)