Yll i kinemasë, mbrojtëse e kafshëve dhe simpatizante e ekstremistëve të djathtë francezë, Brigitte Bardot është kthyer në një personalitet të kontestuar vitet e fundit. Në mesin e viteve 50-të Brigitte Bardot u ngjit në majat e suksesit dhe u bë ikona e sensualitetit dhe tabu-thyesja e kinemasë botërore.
Elegante me stilin e saj, që akoma edhe sot mbetet tendencë, ajo mund të quhet me plot gojën një Famme fatal. Gjatë karrierës së saj Brigitte Bardot ka qenë protagoniste në rreth 50 filma.
Në vitin 1973 ajo la përfundimisht kinemanë, për të ju kushtuar fondacionit të saj në mbrojtje të kafshëve, pranë Saint Tropez. “Ja dhashë rininë dhe bukurinë time meshkujve – ka thënë artistja në një interviste gjatë një daljeje publike. -Tani ja rezervoj të gjithë mençurinë dhe përvojën time, kafshëve të mira”.