Rreth një vit më parë, modelja italiane, Elissabeta Gregoraci u ndaj nga Flavio Briatore pas një lidhjeje që zgjati më shumë se një dekadë. Megjithatë 38-vjeçarja, 30 vite më e re se ish-drejtuesi i Renault në Formula 1, ka pranuar se festën e Krishtlindjes këtë vit do ta festojnë së bashku me djalin e tyre Falco Nathan Briatore.“Ashtu si një vit më parë, mbrëmjen e Krishtlindjes do ta kaloj me babain e djalit tim. Do të jenë edhe të afërmit e mi dhe motra e tij. Edhe pse kemi vendosur të ndahemi, do të qëndrojmë si një familje. Mes nesh ka respekt reciprok dhe me këtë respekt do të rritim edhe djalin tonë.”