Kryeministrja britanike, Theresa May, përballet me rrezikun e dorëheqjeve nga disa ministra të lartë nga të dyja kampet e Brexitit, varësisht se çfarë rruge zgjedh ajo javën e ardhshme, raporton gazeta “Sunday Times”, transmeton Reuters.
Së paku gjashtë ministra të lartë pro Bashkimit Evropian të kabinetit të saj do të dorëhiqen nëse ajo ndërmerr hapat për një Brexit pa-marrëveshje, ndërsa ministrat që mbështesin Brexitin do të dorëhiqen nëse ajo mbështet unionin doganor me BE-në apo kërkon të shtyjë Brexitin.
“Theresa May do të paralajmërohet sot se qeveria e saj përballet me kolaps total nëse ajo s’e kalon marrëveshjen e saj për Brexitin – pasi ndihmësit e kryeministres ishin të shqetësuar nëse do të pranonin një Brexit të butë ose do të thërrisnin zgjedhje të përgjithshme këtë javë”, shkroi gazeta.