Brexit: Tusk sugjeron një shtyrje “fleksibile 12 mujore”

13

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, është duke propozuar një ofertë  “fleksibile” 12 mujore për Britaninë e Madhe.

BBC raporton se burime nga BE i kanë treguar se propozimi i Tusk do të jetë një shtyrje e afatit të daljes së Britanisë nga blloku, transmeton Klan Kosova.

Me këtë plan Britanisë do t’i mundësohej dalja e shpejtë nëse parlamenti e ratifikon marrëveshjen, por me këtë do të duhej të pajtoheshin edhe liderët e BE në samitin që mbahet javën e ardhshme.

Partia Laburiste dhe Konservatorët janë të vendosur që të vazhdojnë bisedimet rreth Brexit më vonë.