Tashmë ka një rrugë në Francë që mban emrin “Brexit” dhe që ndoshta nuk të çon askund. Rruga e mori emrin zyrtarisht nga Julien Sanchez, kryetari i Frontit Kombëtar të qytetit për të përkujtuar “vendimin e popullit sovran britanik”. Por ajo që i ka rënë menjëherë në sy njerëzve është se rruga në periferi të Beaucaire, është se rruga jocilësore nuk të çon askund, apo i sjell shoferët vërdallë. Sanchez tha se rruga është në periferi të një zone industriale dhe nuk është se do trondisë jetët e banorëve vendas.