Londër, 18 korrik – Detyrimi publik në Britani të Madhe do të mund të dyfishohet nëse del nga BE-ja pa marrëveshje, pohon Zyra britanike për përgjegjësi buxhetore (OBR).
Në rast të Brekzitit pa marrëveshje, borxhi publik mund të rritet në 60 miliardë funta, ndërkaq nëse vendi del nga BE-ja me marrëveshje, ky numër do të paraqiste 29,3 miliardë funta.
OBR, e cila është themeluar për të bërë analizë të pavarur të financave publike britanike, në vlerësimin e parë për skenarin me dalje pa marrëveshje, u shërbye me analizë të FMN-së sipas së cilës ekonomia britanike do të dobësohet për 2 për qind në vitin 2020, në mënyrë që të rikuperohet në vitin 2021.
Kjo do të ndiqet pas vendosjes së tarifës prej 4 për qind për prodhime nga BE-ja.
“Pasiguria e shtuar dhe besimi i ulur do t’u shkaktojnë dëm investimeve, përderisa “barrierat tregtare plotësisht do ta vështirësojnë eksportin”, thuhet në raportin e OBR-së.
“Këta dy faktorë së bashku e çojnë Britaninë e Madhe në recesion, me ç’rast çmimi i pronës dhe vlera e funtës dukshëm do të shënojnë rënie”, shtohet në tekst.
Këtu janë edhe rreziku nga inflacioni dhe rritja e detyrimit të sektorit publik për 12 për qind deri në vitin 2024.
OBR shton se ky nuk është skenari më i besueshëm, as skenari më i keq i mundshëm, dhe se dy kandidatët konservatorë për kryeministër ofrojnë propozime të cilat “do ta rrisin detyrimin qeveritar për dhjetëra miliarda funta”.