Londër, 7 gusht – Britania e Madhe do të përballet me mungesë të prodhimeve të caktuara ushqimore nëse e braktis Bashkimin Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi Shoqata britanike e industrisë ushqimore, duke parashikuar “çregullime serioze” që mund të zgjasin me muaj.
“Për të gjithë ne është absolutisht e qartë se braktisja pa marrëvehsje është rezultat katastrofal për ne, por asnjëherë nuk thamë se vendi do të mbetet i urritur”, deklaroi për Bi-Bi-Si Tim Rajkfort, drejtor i punëve koorporative në Federatën për ushqim dhe pije.
“Nga koha në kohë do të ketë mungesë të prodhimeve të caktuara ushqimore…dhe do të varet nga ajo se cilët kamionë arrijnë ta kalojnë (kufirin), sqaron Rajkfort.
“Mendojmë se do të ketë përçarje serioze që do të zgjasin me muaj”, theksoi ai.(koha.mk)