Londër, 15 nëntor 2018 (MIA) – Disa ministra në Qeverinë britanike sot dhanë dorëheqje në shenjë proteste për shkak të marrëveshjes së kryeministres Tereza Mej me Brukselin për braktisje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
I pari që dha dorëheqje ishte ministri britanik për Bregzit Dominik Raab, duke theksuar se “nuk mundet me ndërgjegje të pastër ta përkrahë”, projekt-marrëveshjen për Bregzit me BE-në.
“Para se gjithash nuk mund t’i krahasoj kushtet në marrëveshjen e propozuar me premtime që i dhamë në shpalljen tonë në zgjedhjet e fundit”, theksoi Raab në letrën e dorëheqjes.
Në afat prej disa orëve dorëheqje dhanë edhe ministrja e Punës dhe Pensioneve Ester Mekvej, deputetja në Partinë Qeveritare Konservatore dhe ndihmëse e ministrit të Arsimit An-Mari Trevelijan, ministrja shtetërore në Ministrinë për Bregzit Suela Brejvermen dhe ministri shtetëror britanik për Irlandën Veriore, Shailesh Vara.
Sitre dorëheqjet e tij i arsyetoi me pakënaqësi dhe brengë për shkak të projekt-marrëveshjes së Mejit për Bregzit.
Analistët politik të Bi-Bi-Si komentojnë se dorëheqjet bëjnë presion edhe ndaj anëtarëve tjerë të Kabinetit të tërhiqen, me ç’ka rritet mundësia për “domino efekt” i cili mund të përfundojë edhe me rrëzimin e Qeverisë.
Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe dje arritën marrëveshje për kushtet e Nenit 50 i cili ka të bëjë me Marrëveshjen për tërheqje, kumtoi Komisioni Evropian.
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot deklaroi se të dielën më 25 nëntor do të mbahet samit i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian në të cilin do të finalizohet dhe formalizohet marrëveshja për braktisje të Britanisë së Madhe nga Unioni.