Mbi 73 vjet më vonë, një tjetër moment historik në historinë ruse u shkrua në Brest. Më 8 dhjetor 1991 në rezidencën presidenciale të Viskuli-t përfaqësuesit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës erdhën rreth tryezës dhe nënshkruan deklaratat përkatëse të pavarësisë dhe si rrjedhojë shpërbërjen e BRSS
Bresti në Bjellorusi, i zgjedhur për të vazhduar bisedimet midis Moskës dhe Kievit, ka qenë skenë e disa momenteve me rëndësi në historinë ruse. Dy prej tyre tërheqin vëmendjen. Këtu në vitin 1918, disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, u nënshkrua armëpushimi i Luftës së Parë Botërore midis Moskës dhe Perandorive qendrore. Dhe në 1991, Boris Yeltsin dekretoi shpërbërjen e BRSS, po këtu. Traktati me të cilin Rusia doli nga Lufta e Madhe u nënshkrua pikërisht më 3 mars, 104 vjet më parë në Brest-Litovsk, emër me të cilin qyteti njihej atëherë. Kushtet e vendosura nga Gjermania dhe të pranuara nga qeveria bolshevike, e përfaqësuar në tryezë nga Lev Trotzsky, ishin shumë të rënda: Rusia duhej të lëshonte territoret e Polonisë Lindore, Lituanisë, Estonisë, Finlandës dhe madje edhe Ukrainës. Kjo e fundit u pushtua menjëherë nga trupat gjermane.
Paqja e mëvonshme e Versajës e detyroi Gjermaninë të braktiste këto territore, të cilat përshpejtuan luftën civile ruse. Në çdo rast, paqja e Brest-Litovsk-it shënoi fundin e Perandorisë Ruse.
Mbi 73 vjet më vonë, një tjetër moment historik në historinë ruse u shkrua në Brest. Më 8 dhjetor 1991 në rezidencën presidenciale të Viskulit – përfaqësuesit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës erdhën rreth tryezës dhe nënshkruan deklaratat përkatëse të pavarësisë dhe si rrjedhojë shpërbërjen e BRSS. Përfaqësuesit e shteteve të sapolindura vendosën t’i japin jetë Konfederatës së Shteteve të pavarura. Bjellorusia dhe Ukraina kishin vendosur të shkëputeshin nga Moska që në muajt e mëparshëm. Sot Bresti kthehet në qendër të vëmendjes. Moska dhe Kiev përballen me njëra tjetrën. Moska, e cila vazhdon të bombardojë qytetet dhe të përparojë, ndonëse shumë ngadalë dhe me kosto të madhe, kërkon që Kievi të marrë përsipër të mos anëtarësohet në NATO dhe që Krimea t’i njihet zyrtarisht Rusisë.