Breshkës i thyhet guaska, por “riparohet” me vida e lidhëse (FOTO)

Po kërkonte të shpëtonte nga qeni, por papritur një breshkë u rrëzua nga muri, gjë që i kushtoi guaskën, e cila u thye në tre vende.

Protagoniste e ngjarjes ka qenë një breshkë nga San Diego, në Kaliforni, SHBA. Fatmirësisht, historia e saj përfundon mirë: pas tre orësh ndërhyrje, koraca u riparua në mënyrë rrethanore, por efektive, falë përdorimit të vidave, lidhëseve dhe stukos që përdoret zakonisht nga dentistët.

Historinë e tregoi Dan DeSousa, drejtor i Shërbimeve për Kafshët në kontenë e San Diegos, i cili ka postuar në Tuitter fotot. Breshka, që është 35-40 vjeç dhe peshon 40 kile, u gjet me guaskën e thyer, pas rënies nga një lartësi prej tre metrash.

Veterinerët kalifornianë kanë kryer një ndërhyrje të gjatë tek kafsha, e cila kushtoi rreth 4 mijë dollarë, shpenzime nga fondi i solidaritetit.

Tani breshka është mirë me shëndet dhe po përmirësohet edhe pse do të duhet thuajse një vit nga shërimi i plotë, një hark kohor i papërfillshëm ky, duke pasur parasysh që reptili ka ende dhjetëra vjet jetë