Nuk është përfshirë nga paniku dhe arriti që të kryejë ulje emergjente në mes të një stuhie të frikshme breshëri, i cili kishte madhësinë e një topi golfi. Një pilot ukrainas i kompanisë AtlasGlobal Airlines arriti të shpëtojë 127 pasagjerë në bord në aeroportin Ataturk në Stamboll të Turqisë. Fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur, por dëmet materiale janë aq të dukshme në pjesën e jashtme të avionit sa të fusin frikën. Kokrrat e breshrit kanë shkatërruar plotësisht trupin e avionit, duke thyer madje edhe xhamat e kabinës së pilotit. Stuhia shpërtheu dhjetë minuta pasi avioni kishte hyrë në territorin e Qipros, kur arriti në lartësinë e 1300 metrave. Pasagjerët në bord u tmerruan dhe qanin nga frika. Kur avioni u ul në Stamboll, ekuipazhi u duartrokit për mrekullinë që kishin bërë. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko thërriti kapitenin e avionit për ta uruar dhe i dha atij një medalje për trimërinë. “Ishte e vështirë, por gjëja kryesorë është se njerëzit janë gjallë”, tha piloti.