Brescia përditëson të dhënat e Balotellit, tani peshon rreth 100 kilogramë apo tetë kilogramë mbipeshë

23

Uebfaqja zyrtare e Brescias ka përditësuar detajet e Mario Balotelli për të treguar se ai tani peshon 99.8 kg – afërsisht tetë kg mbipeshë. Është një hap tjetër në betejën mes klubit dhe sulmuesit të tyre, i cili është përjashtuar nga stërvitja mes një mosmarrëveshje kontrate.

Të dhënat u ndryshuan në profilin e tij në faqen zyrtare, duke treguar se ai është i gjatë 190 cm dhe peshon plot 99.8 kg. Sipas këtyre të dhënave dhe përllogaritjeve dele se ylli italian tashmë është mbipeshë afro tetë kg

Balotelli shpesh ka luftuar me ruajtjen e formës së tij më të mirë, por kjo do të ishte përtej çdo niveli të pranueshëm për një atlet profesionist.

Klubi dhe sulmuesi janë duke ndërmarrë veprime ligjore kundër njëri-tjetrit për një sërë polemikash

Të dhënat e Balotellit 

Comments are closed.