Brengosje në Beograd që “askush s’po reagon rreth deklaratave për Shqipërinë e madhe”

Kryetari i Serbisë Alksandar Vuçiq ka shfaqur brengën e tij se “shqiptarët po flasin gjithnjë për krijimin e Shqipërisë së madhe” dhe as Evropa dhe as bota nuk po reagon ndaj tyre, transmeton Koha.net.

“Na brengos situata në Kosovë dhe marrëdhëniet me Prishtinën, jo pse ne duam të bëjmë ndonjë gjë kundër shqiptarëve, por pse shqiptarët vazhdojnë të flasin për krijimin e Shqipërisë së madhe e për këtë askush nuk reagon”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se Beogradi duhet t’i përcjellë hapat e njerëzve të cilët në çdo moment provokojnë, e kjo, sipas tij, nuk do të thotë se Serbia i frikohet ndokujt.
Vuçiqi në fund ka përkujtuar marrëdhëniet shumë të mira që Serbia i ka me Rusinë e Kinën.