Janë publikuar fotografitë e para nga xhamia në Quebec City e mbuluar në gjak pas sulmit me armë ku ngelën të vrarë 6 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Autori i krimit është një student i vetmuar, i cili pëlqen Donald Trumpin, radikalen franceze Marie le Pen dhe që tallte refugjatët sirianë “on line”. Policia ka ndaluar Alexandre Bissonnetten, i cili tani akuzohet për gjashtë vrasje dhe 5 tentativa për vrasje. Atij iu vunë prangat pasi telefonoi policinë nga makina me të cilën ishte larguar dhe ndodhej 24 km nga skena e ngjarjes. Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se pa pikë dyshimi, ky akt i tmerrshëm ishte një sulm terrorist ndaj myslimanëve.