Brenda vetëm pak minutash, Kim i fiton 2 milionë dollarë (FOTO)

Ylli i reality TV Kim Kardashian (38) e ka lansuar produktin “Skims”, i cili gjatë prezantimit tek publiku shkaktoi komente negative. Megjithatë, Kim si duket ka bërë hap të qëlluar përsëri. Vetëm disa sekonda pas lansimit të korsetit special, Kim i fitoi 2 milionë dollarë.

Korseti i saj tashmë është shitur tërësisht, dhe ai vjen në ngjyra dhe forma të ndryshme, shkruan KOHA Ditore. Femrat, duke shpresuar se do të duken më të dobëta, e vërshuan internetin dhe e blenë produktin sapo që ai u plasua online.

Kim Kardashian vesh korset pothuajse nën secilin prej fustaneve të saj me qëllim që kombinimi i modës të duket sa më mirë në trupin e saj. Para dy muajsh Kim kishte veshur bikini miniatural, pronarja e të cilit u shokua kur e pa se sa femra e blenë atë.

“Në një moment u frikësova që uebfaqja jonë do të bllokohej për shkak të numrit të madh të porosive që i morëm”, tha Rebecca, pronarja e brendit. Rebecca as nuk e dinte në atë kohë që Kim e kishte veshur bikinin që ajo e kishte dizajnuar. Brenda një dite u shitën më shumë se 500 bikini.