Tempulli satanik i Los Angeles, një degë e një organizate ndërkombëtare satanike, ka organizuar mbrëmjen e së shtunës “Black Mass”, e plotësuar me një ritual gjakderdhjeje live dhe një leksion 45 minutësh në lidhje me macet demonike. Të ftuarit po ashtu morën pjesë në një ritual shkatërrimi dhe ritual lutjeje, shoqëruar me muzikë live. Tempulli satanik me seli në Salem, Massachusetts, ka 24 degë në të gjithë SHBA-në. Anëtarët e lëvizjes të cilët e quajnë veten një fe e organizuar, nuk besojnë në një satan personal, por thonë se predikojnë racionalizmin dhe kundërshtojnë besëtytnitë.