Brenda një muaji, vaji shtrenjtohet për 10 për qind

94

Rritja e indekseve të kostos së jetesës në prill 2021, krahasuar me muajin paraprak, është regjistruar te vaji dhe yndyrat për 10.8 për qind, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe bimëve tjera rrënjore, me 7.2 për qind, frutat e freskëta dhe të ftohta për 5.3 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira për 0.9 për qind, peshku dhe ushqimet e deti për 0.8 për qind, vera për 0.6 për qind, buka dhe drithërat për 0.2 për qind

Shkup, 12 maj – Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i çmimeve të konsumit gjatë muajit prill 2021, krahasuar me muajin paraprak, u rrit për 0.7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0.6. “Rritja e indekseve të kostos së jetesës në prill 2021, krahasuar me muajin paraprak, është regjistruar te vaji dhe yndyrat për 10.8 për qind, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe bimëve tjera rrënjore, me 7.2 për qind, frutat e freskëta dhe të ftohta për 5.3 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira për 0.9 për qind, peshku dhe ushqimet e deti për 0.8 për qind, vera për 0.6 për qind, buka dhe drithërat për 0.2 për qind”,thuhet në deklaratën e fundit të ESHS.

Mes tjerash, u theksua se gjatë muajit prill, gjithashtu kishte një rritje të indekseve të kostos së jetesës së lëndëve djegëse të lëngshme për amvisëritë për 15.6 për qind, këpucëve për 1.9 për qind, pajisjeve të IT për përpunimin e të dhënave për 1.1 për qind, kopshteve, bimëve dhe luleve për 1 për qind, lëndëve djegëse dhe lubrifikantëve për automjetet individuale, kafshëve shtëpiake dhe produkteve të ngjashme, materialeve për zyrë dhe materialeve për vizatim për 0.9 për qind. ESHS gjithashtu ka regjistruar një rënie të indekseve të kostos së jetesës në muajin prill 2021, krahasuar me muajin paraprak, edhe atë për ujin mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve për 0.6 për qind, qumështin me yndyrë të plotë për 0,5 për qind dhe produktet ushqimore që nuk specifikohen diku tjetër për 0.3 për qind.

Gjithashtu, një rënie në indekset e kostos së jetesës u regjistrua edhe te gazi për amvisëri për 2 për qind, pjesët rezervë dhe aksesorët për automjetet individuale për 1.5 për qind, karburantet e ngurta për amvisëri për 1.2 për qind. Indeksi i çmimeve të konsumit në prill 2021, krahasuar me prillin 2020, ka shënuar rritje për 2.7 për qind, ndërsa Indeksi i çmimit me pakicë ka shënuar rritje për 3.7 për qind. (koha.mk)