Së paku 20 terroristë u neutralizuan në mbarë Turqinë gjatë javës së kaluar, bëri të ditur Ministria e Brendshme e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency.
Në njoftim thuhet se pesë prej terroristëve u vranë, shtatë prej tyre u kapën të gjallë dhe tetë prej tyre u dorëzuan gjatë operacioneve të kryera nga 22 deri më 29 tetor.
Thuhet se 757 terroristë të dyshuar po ashtu u arrestuan që përfshinin 186 të lidhur me PKK/KCK, 478 me Organizatën Terroriste FETO, 67 me DEASH-in dhe 26 grupe të ekstremit të majtë.
Më tej po ashtu thuhet se janë konfiskuar armë, materiale shpërthyese dhe municione