Në Worcestershire të Britanisë së Madhe, mbahet festivali më i madh i seksit në Europë. Aktiviteti është në ditën e dytë të tij dhe vendi është mbajtur sa më shumë sekret. Por mediat kanë mundur të zbulojnë vendndodhjen. “Daily Mail” ka publikuar pamje me dron, ku duken çadrat e ngritura. Pjesëmarrësit kanë marrë urdhra të rrepta dhe nëse flasin me gazetarë, përjashtohen. Brenda kampit shitet edhe alkool dhe për këtë organizatorët kanë siguruar një licencë ligjore. Kushdo që merr pjesë në këtë festival, duhet të ketë mësuar dhe fjalorin e termave që përdoret brenda kampit. Për shembull, “njëbrirësh” është një grua beqare, e përshkruar si “goxha e rrallë”. Biletat për çiftet kushtojnë 195 Paund, për një burrë beqar 170 Paund dhe për një grua beqare kushton 115 Paund.