Këto që shihni janë pamjet e dhomës ku u strehua vrasësi i Las Vegasit, Stephen Paddock. Pamjet që vijnë nga hoteli Mandalay në Las Vegas nuk ishin publikuar më parë. Aty shihet një arsenal armësh mbi dysheme, ku Stephen Paddock vrau 59 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë. Në njërën prej fotove duket një njeri i shtrirë dhe i pajetë, veshur me bluzë kafe, pantallona dhe dorashka të zeza. Thuhet se ai është Stephen Paddock, që pas masakrës ka vrarë edhe veten.