Numri i femrave të burgosurve në Sierra Leone është dyfishuar në tre vitet e fundit.
Ekzistojnë vetëm dy vende të veçanta për burgosjen e femrave në këtë vend.
Institucioni më i madh i paraburgimit është Qendra Korrektuese Femërore në Freetown, e cila mban rreth 90 të burgosur femra dhe fëmijët e tyre.
Gratë që janë në rreshtin e vdekjes ose ato që kanë burgime të përjetshme ndodhen në këtë burg, raporton “Al Jazeera”.
Sierra Leone ende mban dënimet me vdekje, për vrasje, tradhti dhe rrëmbim.
Megjithatë, shumica e të burgosurve femra arrestohet për vepra të vogla, si vjedhja, mashtrimi, sjellje të çrregullta ose borxhi.
Këto ligje janë të paqarta, të përcaktuara keq dhe në mënyrë disproporcionale ndikojnë te varfërit.
Shumë gra shpenzojnë kohë të tepërt në burg duke pritur gjykimin e tyre.
“AdvocAid” është e vetmja organizatë që ka akses në drejtësi, edukim dhe fuqizim për gratë dhe vajzat që janë në konflikt me ligjin në Sierra Leone.
“AdvocAid” ka liruar katër gra në rreshtin e vdekjes përmes ankesave ose faljeve dhe ka ofruar këshilla juridike falas për mbi 4.000 gra që nga viti 2006.