Ndërkohë që rriten tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, amerikanët kanë ndërtuar një bunker nuklear luksoz. Ky bunker ndodhet pranë Savannah, në Georgia dhe përmban një dhomë moderne armësh dhe sistemin më të fundit CCTV. I ndërtuar rreth 14 metër nën tokë, bunkeri ka në brendësi të tij edhe një teatër, dhoma lojërash dhe katër apartamente. Ky bunker modern është i aftë të përballojë një sërë kërcënimesh të mundshme, përfshirë shpërthimet bërthamore apo sulmet terroriste. Aktualisht bunkeri nuklear përdoret si strukturë për trajnimin e personelit ushtarak dhe ka dalë në shitje si një shtëpi luksoze, e cila ofron një strehë të fundit të sigurt, për çdo familje. Çmimi i këtij bunkeri-shtëpi luksoze, është 17.5 milionë dollarë.
Brenda bunkerit nuklear luksoz (FOTO)
Leave a comment