Pesë vjet më pas nga aksidenti i legjendës së Formula 1, vjen lajmi se ai nuk është më i shtrirë në shtrat, por vazhdon kujdesi ndaj tij që kushton më shumë se 50,000 paund në javë, në kështjellën zvicerane. 29 dhjetori do të shënojë pesë vjet që kur Mikael Shumaker, pësoi aksidentin në Alpet Franceze, ndërsa ishte duke bërë ski, icili e la të paralizuar.
Bashkëshortja e tij, Corinna ka kërkuar të ruajë privatësinë mbi gjithçka po ndodh në shtëpinë e saj si dhe për gjendjen e Mikael. Miqtë e tyre nuk flasin. Nëse veprojnë ndryshe nuk janë më miq, thotë ajo.
Sipas “Sportsmail”, ylli gjerman i garave nuk është më i shtrirë në shtrat, por kërkon kujdesin që i bëhet një të moshuari. Kjo është një ditë e ndritshme dimri, pas këtij lajmi, për të gjithë të apasionuarit pas botës së Formula 1, edhe pse asgjë tjetër nuk dihet për atë çka ndodh brenda rezidencës prej 50 milion paundëshm në Zvicër, në të cilën ndodhet Michael Schumacher i fshehur nga bota.
Megjithatë, Sportmail vazhdon të nënvizojë se gjermani nuk është i shtrirë në shtrat, as nuk ekzistojnë më tuba. Besohet se ai po merr kujdes të madh nga infermierët përsa i përket terapisë, që vlerësohet të kushtojë më shumë se 50,000 paund në javë.
Midis miqve që e vizitojnë atë rregullisht, është edhe Zhan Tod. Por ai është gjithnjë shumë i kujdesshëm që kurrë të mos zbulojë gjendjen e Michael. Megjithatë ai konfirmoi, se ata kishin parë së bashku, muajin e kaluar garën e Çmimit të Madh të Brazilit, në shtëpinë e Schumacher.
Revista gjermane ‘Bravo’ ka raportuar se mjekët janë duke u përgatitur në fshehtësinë më të madhe për transferimin e Schumacher në një klinikë në Dallas, Texas, të specializuar në trajtimin e lëndimeve të trurit. Por, para se të bëhet ndonjë lëvizje e mundshme, Mikael do të festojë në 3 janar, 50 vjetorin e lindjes së tij.