Shkup, 21 shtator – Zëvendëskryeministri i obliguar Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mirëpriti delegacionin e përfaqësuesve të Dhomës së Lordëve (Dhoma e Lartë e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut), i përbërë nga baronesha Xhin Elizabet Kasins, lordi Brus Xhozef Grokot dhe këshilltarët, Roshani Palamakumbura dhe Kenet Morison. Në takim, siç njoftojnë nga SÇE, u diskutuan perspektivat e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme, mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar si dhe mundësitë për avancimin e saj. “Vizita juaj këtu dëshmon se, ndonëse Brekzit është në proces, vendi juaj vazhdon të mbështesë rëndësinë e politikës së zgjerimit për sigurinë, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani. Mbështetja e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është evidente. Dëshmi për këtë është firmosja e paradokohshme e Deklaratës së përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim mes dy vendeve, ndërkaq Londra vitin e ardhshëm do të jetë organizator i Samitit për Ballkanin Perëndimor. “Britania e Madhe gjithmonë ka qenë njëri ndër donatorët më të fuqishëm të Maqedonisë që paraqet një faktor të rëndësishëm për zhvillimin tonë”, theksoi Osmani, duke shprehur shpresën se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për zbatimin e reformave në vend do të vazhdojë. Lidhur me Brekzitin, në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe të cilat duhet rregulluar në përputhje me gjendjen e re. U trajtuan tema që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe tregtare, mbrojtjen e investitorëve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe statusi dhe mbrojtja e qytetarëve të Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Si veçanërisht e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë u shqyrtua çështja e kontributit në buxhetin e BE-së, nga ana e Britanisë gjë që ka ndikim të fuqishëm edhe ne fondet IPA të cilat gjithashtu janë kanë rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë. Osmani theksoi se është i hapur për diskutim për gjitha këto çështje, të cilat mund të dalin nga procesi i Brekzitit dhe shfaqi shpresë se kjo nuk do të ketë ndikim negativ si për marrëdhëniet e ndërsjella, ashtu edhe për integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.