Kryetari i KE-së Zhan Klod Junker dhe kryeministri francez Bernar Kaznev e paralamëruan Britaninë se kushtet për negociata për dalje të këtij vendi nga BE-ja nuk mund të jenë më të mira se ato që i ofron anëtarësimi në Union. “Së pari duhet të bisedojmë për kushtet në të cilat do të zbatohet braktisja, dhe atë në kornizën e paraparë kohore në biseda, pa humbje të kohës”, deklaroi Kaznev pas bisedave me Junkerin në Bruksel. Kryeministri francez shtoi se me këtë rast duhet të mbrohen interesat e BE-së, që shteti që largohet të mos mund të ketë dobi nga regjim më i mirë se ai i shteteve anëtare. Paralajmërim të ngjashëm deri te Londra dërgoi edhe Junkeri. “Marrëveshja që një ditë do t’i ofrohet Britanisë nuk guxon të ketë aq përparësi, siç i ka anëtarësia”, deklaroi Junker.