Bruksel, 12 nëntor – Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot në Bruksel kanë takim në të cilën do të bisedojnë për qeverisjen e së drejtës në vendet anëtare, buxhetin e BE-së dhe për Bregzitin.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, mbledhja filloi në mëngjes me diskutim për gjendjen me qeverisjen e së drejtës në Poloni, pas së cilës vijon analiza e procedurës për aktivizim të “nenit shtatë” për Hungarinë.
Parlamenti Evropian muajin e kaluar ka votuar për këtë nen, përkatësisht pezullimin e të drejtës të votës së Budapestit në Këshillin e BE-së për shkak të qeverisjes së dëmtuar të së drejtës në këtë vend. Topi është tani në duart e vendeve anëtare.
Para fillimit të mbledhjes, ministri belg i Punëve të Jashtme Didie Rejnders shfaqi shpresë se BE-ja do të arrijë të gjejë zgjidhje për kontroll më efikas ndaj vendeve anëtare në këtë fushë.
“Duhet të lëvizim drejt revizionit të përbashkët në fushën e qeverisjes të së drejtës siç bëjmë për buxhetin, shumë vende u shprehën për këtë dhe shpresoj se do të mundemi, para zgjedhjeve, të punojmë në parimin e analizës të qeverisjes të së drejtës në çdo vend anëtar, në vend se të presim të paraqitet problem i madh para se të lëvizim”, deklaroi Rejnders.
Ministrat do ta përgatisin samitin e ardhshëm të BE-së i cili duhet të mbahet më 13 dhe 14 dhjetor dhe në të cilin pritet debat themelor për kornizë financiare shumëvjeçare të Unionit. Me braktisjen e Mbretërisë së Bashkuar, BE-ja duhet t’i rishikojë shpenzimet dhe të ardhurat për vitet e ardhshme. Komisioni Evropian propozoi edhe reformë të madhe të politikës së përbashkët bujqësore, e cila shkakton mospajtime në shumë vende anëtare.
“Shpresoj se debati për kornizë financiare do të përparojë, dua t’i harmonizojmë shpenzimet për mbrojtjen, sigurinë, hulumtimin e mbajtjes së politikave solide në fushën e bujqësisë dhe kohezionit. Ose do të nevojiten kontribute shtesë ose resurse personale plotësuese”, deklaroi Rejnders para fillimit të mbledhjes.
Hap i madh në pjesën e Bregzitit nuk pritet sot. Vendet e BE-së thonë se në pritje të shenjës nga ana e Londrës, veçanërisht në pjesën e kufirit irlandez dhe unionit doganor që të bëjnë thirrje për samit të jashtëzakonshëm në të cilin mund të paralajmërohet marrëveshja për Bregzit. Megjithatë shanset që ky samit të mbahet gjatë nëntorit janë gjithmonë e më të vogla.
“Nuk mund të shpejtojmë, kjo është marrëveshje e cila do të zgjasë dhe duhet të jetë e mirë. Nuk kemi afate të veçanta, duhet t’i ruajmë procedurat parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, na nevojitet kohë për marrëveshje”, deklaroi para mbledhjes Martin Kalanan, ministër britanik i obliguar për Bregzitin.