Damask, 15 tetor – Pas “zgjidhjes së situatës” në provincën Idlib, detyra e ardhshme e forcave të Qeverisë siriane do të jetë ndërmarrja e kontrollit mbi bregun lindor të lumit Eufrat, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë, Valid al Moalem.
Ai theksoi se është e pamundur që të pritet që Qeveria siriane të heq dorë nga pjesa lindore e Sirisë, e cila është e pasur me naftë, ndërsa e cila për momentin është nën kontroll të forcave të kurdëve sirianë, të cilat e kanë mbështetjen e SHBA-së.
Al Moalem theksoi se kurdët sirianë duhet të vendosin çka duan, por se “duhet të heqin dorë nga iluzionet” për vendosje të sistemit federal në Siri. “Qeveria siriane është e vendosur që ta vendos gjithë Sirinë nën kontrollin e saj”, shtoi Al Moalem. Momentalisht autoritetet siriane kontrollojnë rreth 40 për qind të territorit të Sirisë.