Gjenevë, 8 nëntor – “Integrimi rajonal nuk mund të përparojë pa integrim evropian”, deklaroi sot në Gjenevë sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim Majlinda Bregu, transmeton gazeta KOHA.
Duke folur pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Bregu tha se për shkak të kësaj sfida tani është më e madhe dhe se gjashtë vendet e rajonit, duke pritur pasqyrë më të madhe për zgjerimin e BE-së, megjithatë, duhet ta përforcojnë bashkëpunimin rajonal. Të gjithë duhet mirë të kuptojnë çfarë po ndodh me procesin e bashkëpunimit rajonal, sepse hutimi në këtë pikëpamje mund ta rrezikojë”, thotë Bregu.
“Rritja më e madhe ekonomike e Ballkanit Perëndimor qëndron në krijimin e tregut të vetëm apo hapësirë ekonomike rajonale siç ne e quajmë. Nëse koordinimi ndërkufitar në rajon e arrin mesataren evropiane, Ballkani Perëndimor në bazë vjetore do të kursente 800 milionë euro apo rreth një për qind të BPV-së së rajonit. Hapësira ekonomike rajonale funksionale u ndihmon ekonomive të jenë më shumë konkurruese, inovacionet më shpejt të përhapen në tregun e bashkuar, ndërsa kur flasim për Ballkanin Perëndimor ky është një treg prej 18 milionë njerëzve”, tha Bregu.
Këshilli Rajonal për Bashkëpunim sot ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me Forumin Ekonomik Botëror, i cili i ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, që sipas Bregut do ta ndihmojë integrimin rajonal.(koha.mk)