Shkup, 22 gusht – Mbetje ndërtimore, tjegulla të vjetra dhe shumë blloqe prej betoni janë vetëm një pjesë e mbeturinave të cilat qytetarët i hedhin në bregun e Lumit Treska, në afërsi te vendit ku lumi derdhet në Vardar, informon Gazeta Koha.
Ky është problem që ekziston disa vite, ndërsa qytetarët që pushojnë në anën tjetër të Treskës, në parkun e Sarajit, thonë se hedhja e mbeturinave është praktikë e rregullt. Shembulli me Treskën, fatkeqësisht nuk është i vetmi.