Durrës, 6 korrik – Pamje e pazakontë është vërejtur në qytetin bregdetar shqiptar Durrës, i cili është destinacioni më i vizituar nga turistët në periudhën e verës. Vetëm disa metra nga bregu detar gjithçka ishte e padukshme.
“Turistët mbetën të habitur nga pamja e cila u paraqit dje pasdite afër plazhit dhe në bregun e Durrësit. Si në filma, mjegull e madhe ra mbi det, duke e kufizuar pamjen dhe duke e bërë detin mister”, informuan mediet shqiptare.
Megjithatë, kjo nuk i ka penguar turistët që të shijojnë plazhin, por edhe turistët tjerë që të bëjnë rezervime që ta kalojnë fundjavën në det.
Për momentin në Durrës po verojnë mijëra turistë, pjesa më e madhe nga Kosova dhe nga Maqedonia.