Shkup, 30 tetor – Enis Bardhi, mesfushori nga Shkupi, i cili aktivizohet me ekipin e Levantes, ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm në ndeshjen e La Ligas ndaj Eibar. Bardhi ka shënuar në minutën e 37-të dhe po ndihmonte në fitoren që po arrinte ekipi i tij, por që në fund përfundon 2-2.
Interesant është fakti se ky është goli i katërt në këtë sezon dhe ka shënuar më shumë se sa yjet e tjerë që aktivizohen në Spanjë, si Ronaldo, Suarez apo Bejll. Nëse Levante do të fitonte, do të ngjitej në vendin e 10-të, duke i ikur akoma më shumë vendeve të rrezikshme për rënien. Gjithsesi, shkupjani kalon yjet në Spanjë.