Brazili arriti të fitonte me një gol në frymën e fundit, “klasiken” e mbrëmjes së sotme ndaj Argjentinës. Një gol i Mirandës në minutën e 93-të nga goditja e këndit, ndëroi ekipin e Tites, për të dalë me kokën lart nga kjo miqësore, ku në stadium ishin të pranishëm plot 63 mijë tifozë. Me Dibalën e Ikardin në sulm, ekipi i Skalonit nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Në përgjithësi, sfida nuk pati shumë raste dhe u duk e qetë, dhe pas golit të shënuar në fund, nuk kishte më kohë për Argjentinën që të reagonte.
https://www.youtube.com/watch?v=fQLwYmwvd50