Brazili ka regjistruar 32.058 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të martën, raporton agjencia Reuters.
Si pasojë e COVID-19 në Brazil në 24 orët e fundit kanë vdekur 863 persona. Brazili ka regjistruar mbi 4.7 milionë raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve është 142.921.